LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti me magnitudë 5.0 në Mesdhe trondit një pjesë të Turqisë

Tërmeti me magnitudë 5.0 në Mesdhe trondit një pjesë të Turqisë

Një tërmet me një magnitudë 5.0 goditi detin Mesdhe, në brigjet e Turqisë perëndimore të enjten, sipas Autoritetit të vendit për Menaxhimin e fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi në një thellësi prej 6 kilometrash (3.7 milje) në 7:44 të mëngjesit në orën lokalelarg ishullit të Rodos së Greqisë dhe 57 kilometra larg provincës jugperëndimor Muğla të Turqisë.


Tërmeti u ndje në disa rrethe të Muğla dhe në provincat fqinje.

Guvernatori i Muğla, Esengül Civelek tha se nuk raportohet për dëme materiale, apo ndonjë të lënduar.

Javën e kaluar, qyteti më i populluar i Turqisë, Stambolli, u trondit nga një tërmet me madhësi 5.8, duke shkaktuar tetë lëndime dhe panik të çastit në të gjithë qytetin. /Telegrafi/