LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 magnitudë dridh Greqinë, autoritet paralajmërojnë cunami (Video)

Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 magnitudë dridh Greqinë, autoritet paralajmërojnë cunami (Video)

Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 magnitudë ka goditur në orët e para të mëngjesit pjesën jugore të Greqisë, më saktësisht në ishullin Zakintos, dhe deri më tani nuk ka informacione të sakta për viktima apo vlerën e dëmeve të shkaktuara.

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital, kurse autoritet kanë paralajmëruar për një cunami, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtarëve grek tërmeti prej 6.4 magnitudë ka goditur pjesën jugore në Zakintos rreth orës 1:54 pas mesnatës, ku më pas janë dëgjuar dridhje të mëdha në gjithë vendin.

Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS) dhe Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC), kanë vlerësuar se fuqia e tërmetit ishte 6.8 magnitudë.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në Itali, Maltë, Shqipëri dhe Libi, kurse epiqendra e tij është regjistruar në Detin Jon, rreth 130 kilometra në jugperëndim të Patrasit.

Ndërkaq vendi që më së shumti e ka ndjerë tërmetin është Zakintosi, ku më pas ka mbetur pa energji elektrike. Zyrtari për informim i brigadës së zjarrfikësve në Athinë, ka njoftuar se deri më tani nuk kanë të dhëna të sakta për viktima apo dëmet materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori