LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 5.5 shkallë të Rihterit godet qytetin kinez, lëndohen 15 persona – pamjet amatore shfaqin momentin kur gjithçka dridhet

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 5.5 shkallë të Rihterit godet qytetin kinez, lëndohen 15 persona – pamjet amatore shfaqin momentin kur gjithçka dridhet

Një tërmet i fuqishëm goditi sot qytetin turistik Lidiang në jugperëndim të Kinës, ku deri më tani janë konfirmuar se janë lënduar 15 persona.

Epiqendra e tërmetit me fuqi shkatërruese prej 5,5 shkallë të Rihterit, ndodhi në një thellësi prej 10 kilometra, ka bërë të ditur agjencia lokale sizmologjike, transmeton Telegrafi.


Tërmetet janë të shpeshta në Kinë në veçanti në provincën Junan, ku bashkohen pllakat tektonike të Indisë edhe euroazisë.

Në shtator tre persona humbën jetën nga një tërmet që goditi provincën Sechuan, e të paktën 10 mijë u zhvendosën në zonat më të sigurta.

Një tërmet tjetër i fuqishëm që goditi Kinën, ishte ai i vitit 2008 me fuqi prej 7,9 nga i cili afro 87 mijë persona janë cilësuar si të zhdukur.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur tërmeti goditi këtë vend dhe gjithçka fillon të shkundet  – e madje gjësendet të ndryshme bien nëpër tokë. /Telegrafi/