Tërmeti befason prezantuesen boshnjake gjatë transmetimit direkt, kamerat regjistruan reagimin e saj

Rajoni i Sarajevës dje është goditur nga dy tërmet, e momenti i tërmetit të parë është regjistruar në programin e mëngjesit të televizionit të Sarajevës.
Në fakt prezantuesja Vanja Semiq ishte duke biseduar me të ftuarën Amra Selimoviq kur filloi të dridhet toka, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se ishte tërmet”, tha e ftuara në studio derisa për pak çaste u duk se mbretëroi një atmosferë paniku.
Prezantuesja më pas filloi të trembet dhe pyeti: “A ishte vërtetë tërmeti”.
Ndryshe Sarajeva u godit dje nga dy tërmete, njëri në 9:20 të mëngjesit dhe kishte një fuqi shkatërruese prej 4.2 shkallë të Rihterit.
Ndërsa i dyti ndodhi në ora 18:00 me një fuqi më të vogël – pra prej 3 shkallë të Rihterit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































