LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti tronditi parlamentin e Lihtenshtajnit – deputetja nuk di si të veprojë

Tërmeti tronditi parlamentin e Lihtenshtajnit – deputetja nuk di si të veprojë

Në mes të një debati në Landtag të Lihtenshtajnit të enjten pasdite, u ndje një tërmet me magnitudë 4.1 ballë – ashtu si deputetët diskutuan nëse kombi i vogël evropian duhet të mandatojë sigurimin në rast tërmetesh.

Videoja e publikuar nga Landtag tregon se si dy lëkundje u ndjenë në ndërtesë brenda pak sekondash.


Tërmeti i parë tërhoqi një buzëqeshje nga ligjvënësja e FBP-së, Bettina Petzold-Mähr, e cila kishte folur.

Dridhja e dytë, më e madhe, tronditi ndërtesën e parlamentit në mënyrë më të dhunshme, duke bërë që Presidenti i Landtag, Albert Frick, të ndalonte përkohësisht seancën dhe të evakuonte dhomën, raporton euronews.

Policia e Lihtenshtajnit tha se ka marrë një “numër të madh telefonatash nga qytetarë të shqetësuar” pas tërmeteve, të cilët ishin me magnitudë 2.4 dhe 3.9 ballë.

“Deri më tani nuk dihen lëndime personale apo dëme materiale”, shtuan ata në një deklaratë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundja më e madhe goditi në orën 13:57 CEST, me një epiqendër rreth 19 kilometra në jug të qytetit austriak të Dornbirn.

Tërmetet raportohet se janë ndjerë në pjesë të Austrisë dhe Zvicrës, si dhe në shtetet jugore të Gjermanisë, Bavari dhe Baden-Württemberg.

Në tetor 2020, kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir ndërpreu një interviste për shtyp kur një tërmet me magnitudë 5.6 goditi vendin.

Më herët atë vit, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u ndërpre gjithashtu nga një tërmet gjatë një interviste televizive të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori