LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Afganistan, të paktën 14 të vdekur

Tërmet në Afganistan, të paktën 14 të vdekur

(E plotësuar) – Afganistani ka raportuar për 14 viktima

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 78 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti që goditi Afganistanin perëndimor, thonë zyrtarët.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot shtetin e Afganistanit.


Tërmeti me magnitudë 6.4 ballësh të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm jo shumë larg dy qyteteve.

Tërmeti ndodhi 48 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit, ku jetojnë 272 mijë banorë.

Qyteti më i afërt me epiqendrën është Qarah Bagh, i cili ka 12,400 banorë.

Tërmeti ka ndodhur në orën 11:42 me orën lokale, raporton theindependent.

Nuk ka ende informacione për viktima dhe dëme të mundshme. /Telegrafi/