LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Itali, epiqendra në verilindje të Romës

Tërmet në Itali, epiqendra në verilindje të Romës

Një tërmet me fuqi të vogël shkatërruese – prej 3.3 shkallë Rihteri ka goditur sot herët Romën, ka bërë të ditur Instituti gjeologjik i Italisë, raporton AP.

Tërmeti ka ndodhur në orë 5:03 kurse epiqendra ishte në qytetin e vogël Fonte Nuova, në verilindje të Romës, në një thellësi prej 11 kilometrave, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Italia goditet shpesh nga tërmetet, kurse i fundit që cilësohet si i fuqishëm ishte ai i vitit 2016, kur edhe humbën qindra persona.

Përveç kësaj, Italia së fundmi ka qenë edhe “vatër” e coronavirusit në Evropë, ku me dhjetëra mijëra kanë humbur jetën dhe qindra mijëra tjerë janë infektuar. /Telegrafi/