LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Turqinë juglindore

Tërmet i fuqishëm në Turqinë juglindore

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballësh të Rihterit tronditi krahinën lindore të Malatyas së Turqisë.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi rajonin e Puturges rreth orës në 12.37 të ditës së sotme, raporton AA.


Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 8.16 kilometrash (rreth 5 milje), njoftoi AFAD, transmeton Telegrafi.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se asnjë dëm nuk ishte raportuar deri më tani nga zyra e komunës. Ai gjithashtu tha se tërmeti u ndje në të gjithë krahinën turke.

Autoritetet turke thanë për televizionin CNN Turk se tërmeti shkaktoi disa dëme, por nuk kishte raportime për viktima të mundshme apo lëndime.

Ndërkohë, tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje si Diyarbakir, Batman, Elazig, Siirt, Kahramanmaras, Adiyaman, Sanliurfa dhe Gaziantep. /Telegrafi/