LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Pakistan, 20 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar

Tërmet i fuqishëm në Pakistan, 20 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar

20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi provincën Balochistan në Pakistan të enjten herët në mëngjes.

Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet dhe se shumë persona janë dëmtuar gjatë shembjes së banesave. Sipas Reuters shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.


Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 dhe thellësi prej 9 km. Sipas BBC deri tani raportohet për më shumë se 150 persona të plagosur.

Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet për mediat. /tch/