LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Karaibe

Tërmet i fuqishëm në Karaibe

Një tërmet i fuqisë 5,5 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur të premten pjesën jugore të Karaibeve, por nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Enti gjeologjik amerikan njoftoi se dridhja e tokës ka ndodhur në ora 10 sipas kohës lokale, 60 kilometra në juglindje të ishullit Aruba.