LAJMI I FUNDIT:

Tërmet afër zonës më të goditur nga coronavirusi në Itali

Tërmet afër zonës më të goditur nga coronavirusi në Itali

Italia veriore është goditur nga një tërmet, ndërsa vazhdon të luftojë pandeminë e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 4.3, goditi rajonin Emilia-Romagna, rreth 1 kilometër larg nga Coli – njëherit njëra ndër zonat më të prekura nga shpërthimi i COVID-19 në vend.


Bëhet e ditur së tërmeti ndodhi rreth 46 kilometra në veri-lindje të qytetit të Gjenovës, ndërsa dëshmitarët u shprehën të tronditur.

Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose dëme të mëdha materiale.

Fenomeni u regjistrua në orën 11:42 të mëngjesit, ndërsa dridhjet e lehta janë ndjerë në Milano, në rajonin fqinj të Lombardisë./Telegrafi/

Earthquake Coli, Italy https://www.emsc-csem.org/#2 Picture: EMSC