LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet Zemaj, merr vendim të bëhet plotësim-ndryshimi i udhëzimit për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale

Tërhiqet Zemaj, merr vendim të bëhet plotësim-ndryshimi i udhëzimit për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Armend Zemaj ka anuluar vendimin e datës 04. 08. 2020, me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Zemaj priti sot në takim përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës dhe zyrtarë të tjera nga komuniteti farmaceutik, me të cilët diskutoi për vendimin për anulimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.


Në këtë takim, Zemaj ka shpjeguar se anulimi i Udhëzimit Administrativ është bërë për shkak të pamundësisë së zbatimit të disa dispozitave të tij, të konstatuara nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave dhe nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas një diskutimi të gjatë rreth kësaj çështje, Zemaj, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zbatimin e këtij udhëzimi, i cili praktikisht ka mbetur i pazbatuar qe disa muaj, ka ofruar disa opsione për të mundësuar vazhdimin e procesit dhe për ta bërë të zbatuar këtë udhëzim, në interes të rregullimit të treguat farmaceutik në Kosovë”, thuhet në komunikatën për medie.

“Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë edhe në takimin e mbajtur me komunitetin farmaceutik, se vendimet e marra janë për shkak të pamundësisë së zbatimit të udhëzimit që do të plotësohet dhe kjo nuk ka të bëjë fare me interesa të tjera siç po provohet të interpretohet e keqpërdoret nga dikush. Interpretimet me ngjyrime politike pas vendimit të Ministrit për kinse krijim të mundësive për rritje të çmimit të barnave nuk kanë asnjë bazë dhe janë thjesht një tendencë për të larguar vëmendjen nga fakti që udhëzimi i lartpërmendur, në formën si ishte, ishte i pazbatuar prej muajsh, për shkak të disa dispozitave që nuk i kishin adresuar drejt disa çështje që lidhen me çmimet e produkteve dhe pajisjeve medicinale”, thuhet në komunikatë.

Gjatë të martës, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimit për shfuqizim të udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave.

Në një reagim të OFK-së, thuhet se kjo është e turpshme aq sa edhe kriminale. Madje ata kanë kërkuar edhe largimin e ministrit Armend Zemaj.

“Shfuqizimi i udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Ministër Zemaj po e turpëron veten dhe familjen tënde e popullin po varfëron, IK sa më parë! OFK do të thërrasë këshillin drejtues dhe do të këshillohet edhe me Kuvendin e OFK-së për veprimet që do të ndërmerren”, thuhet në reagimin e OFK-së.

Telegrafi ka siguruar vendimin e marrë nga Komisioni i ankesave, ku thuhet se “Shfuqizohet Udhëzimi Administrativ Nr.02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicianale.

MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt
Lexo po ashtu MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, Oda e Farmacistëve kërkon shkarkimin e Zemajt

Kurse, në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër edhe ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Uran Ismaili, ku sipas tij ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive.

Reagon Ismaili: Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave
Lexo po ashtu Reagon Ismaili: Zemaj paska vendosur të bëhet partner i krimit të blerjes së barnave

Ismaili e ka cilësuar akt kriminal shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave.

Ministria e Shëndetësisë , pastaj u sqarua përmes një komunikate për media, ku u zotua se do t’i përkrahë farmacistët dhe rregullimin e tregut farmaceutik të Kosovës vetëm në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë sqaron vendimin për shfuqizim të udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë sqaron vendimin për shfuqizim të udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave

Por, pa u bërë 24 orë, Zemaj u tërhoq nga vendimi i tij, pasi reagimet ishin të shumta.

Madje, nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Gjon Gegaj, ka paralajmëruar edhe mbylljen e barnatoreve nëse ministria e Shëndetësisë nuk anulon vendimin e djeshëm.

Paralajmërohet mbyllja e barnatoreve pas anulimit të udhëzimit që rregullon çmimin e barnave
Lexo po ashtu Paralajmërohet mbyllja e barnatoreve pas anulimit të udhëzimit që rregullon çmimin e barnave

Kurse, sekretari i Odes Ekonomike, Taulant Bajrami tha se vendimi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e barnave ka paqartësi juridike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori