LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet mbyllja e barnatoreve pas anulimit të udhëzimit që rregullon çmimin e barnave

Paralajmërohet mbyllja e barnatoreve pas anulimit të udhëzimit që rregullon çmimin e barnave

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka reaguar ndaj vendimit të fundit të ministrit të Shëndetësisë për Shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Këtë vendim të Zemajt Oda e Farmacistëve e cilësoi skandaloz.

Zëvendëskryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Dardane Mehaj, u shpreh se me këtë vendim përveçse lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsion, dëmtohen edhe qytetarët.

Mehaj tutje në konferencën për media ka theksuar se me këtë udhëzim administrativ veç profesionistëve shëndetësorë përfitojnë edhe pacientët.

“Ky vendim i djeshëm është vendim skandaloz sidomos në këtë situatë që Kosova në këtë përballje me COVID-19 duke pritur për të zbatuar udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, vjen një vendim i cili shfuqizon vendimin pas të gjitha procedurave administrative që ka kaluar dhe ne duke pritur fuqizimin më 1 korrik, vjen vendimi për shfuqizim. Kjo është e rëndësishme se popullata e Kosovës blen barna 12 milionë euro më shtrenjtë se rajoni… Me shfuqizimin e këtij vendimi lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe barnat në të zezën që na kanë dëmtuar që 20 vjet. Kërkojmë menjëherë shfuqizimin e ministrit”, tha Mehaj.

Oda e Farmacistëve ka kërkuar nga ministri që të anulojnë këtë vendim dhe të fuqizojnë Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave.

Ndërkaq, nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Gjon Gegaj, ka paralajmëruar edhe mbylljen e barnatoreve nëse ministria e Shëndetësisë nuk anulon vendimin e djeshëm.

“Kemi pas kërkesa të mëdha për oksigjen dhe ampula që ka mungesë të mëdha, e të vijmë në këtë situatë kur është pandemia në kulminacion, se na me u marrë me gjëra të tjera dhe me mbylljen e barnatoreve jo me vullnetin tonë, por jashtë vullnetit tonë është vërtetë e papërgjegjshme. Ne bëjmë thirrje që këtë vendim që është shfuqizuar, dhe menjëherë të shfuqizohet dhe të fuqizohet udhëzimi administrativ”, tha ai.

Kurse, sekretari i Odes Ekonomike, Taulant Bajrami tha se vendimi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e barnave ka paqartësi juridike.

“Ne vlerësojmë që vendimi i tillë përmban disa paqartësi juridike, për shkak se i njëjti thotë se shfuqizohet udhëzimi administrativ ndërkohë neni 53 qartazi e tregon dallimin ndërmjet anulimit dhe shfuqizimit të një akti juridik. Neni 53 në paragrafin 2 parasheh efektet e këtyre vendimeve. Vendimi i ministrit të Shëndetësisë është shfuqizim dhe si i tillë sipas nenit 53 nënkupton vetëm periudhën pas marrjes së vendimit, respektivisht pas datës 4 gusht kur është nxjerr vendimi dhe si i tillë krijon paqartësi”, tha ai.

E mbrëmë Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me reagimet publike rreth shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale. MSH përmes kësaj komunikate është zotuar se do t’i përkrahim farmacistët dhe rregullimin e tregut farmaceutik të Kosovës vetëm me dispozitat ligjore në fuqi./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori