LAJMI I FUNDIT:

Tërhiq e mos këput

Tërhiq e mos këput
Ilustrim

Ikin shqiptarët nga Kosova. Ikin serbët nga Serbia. Ikin boshnjakët nga Bosnja. Pse po ikin? Përgjigja është e qartë fare: ikin nga politika e mbrapsht.

Politika e ka zbrazur këto toka nga njerëzit më shumë se lufta. Ndërmjetësimi ndërkombëtar po fundos shpresat edhe të njerëzve më të vendosur për të mos u larguar nga vendlindja.


Fill pas përfundimit të konfliktit me shumë gjakderdhje e me shumë krime në këtë pjesë të Evropës, Serbisë iu hoqën të gjitha sanksionet. Të gjithë popujt fqinj të Serbisë shfaqën gatishmëri për paqe me Serbinë, por qeveritarët e Beogradit, trashëgimtarë të Millosheviqit, nuk treguan asnjë pishman për krimet që bënë mbi popujt tjerë, ndërsa për kërkim të faljes as që behet fjalë.

Edhe krimet që ndodhen më parë në Serbi, njëri në një shkollë të Beogradit ku u vranë dhjetë nxënës, e tjetri në një park të qytetit Mlladenovac ku po ashtu u vranë tetë veta, pushteti i Beogradit i mbuloi sa hora pasojat me trazirat që shkaktoi në pjesën veriore të Kosovës. Duke parë se në tubimet e qytetarëve serbë kundër dhunës po merrnin pjesë numër i madh njerëzish, qeveritarët serbë menjëherë e hodhën topin në Kosovë, duke futur në kurth edhe bashkësinë ndërkombëtare se në Serbi nuk ka ndodhur asgjë dhe se ata që protestojnë janë pak njerëz të frustruar.

Këto veprime janë shkollë e zakonshme e politikës serbe.

Në fillim të krizës që e shkaktoi vet Serbia, faktori ndërkombëtar u përpoq me çdo kusht të ruante ish-Jugosllavinë në formën që kishte deri në fund të viteve të ’80. Kur Milosheviqi kishte futur në dorë katër vota në Kryesinë e Federatës së asaj kohe, mbaruan të gjitha shpresat për ekzistencën e mëtejshme të ish RSFJ-së. Asnjë ide për një konfederatë të re nuk pranohej nga Serbia. KOS dhe ASShA kishin vetëm një cak – dominimin serb në sa më shumë territore të RSFJ-së, pa pasur asnjë dhembje për viktimat që do të bien.

Shpërbërja e pandalshme e RSFJ-së, realisht kishte filluar nga çasti kur Serbia me ndihmën e Federatës ia hoqi autonominë Kosovës. Çdo hap i mëtutjeshëm vetëm thellonte plasaritjet e Federatës. Atë moment që federata ia la duart e lira Serbisë në Kosovë, gjithçka dukej e qartë. Në Beograd më nuk kishte forcë që ndalon Serbinë.

Nacionalistët e përbetuar Tuxhman e Millosheviq u gjenden përballë njeri-tjetrit. Millosheviqi paraprakisht i kishte premtuar Tuxhmanit se nëse pajtohet me ndarjen e Bosnjës mes Serbisë e Kroacisë, nuk do ta ketë problem edhe nëse dëbohen serbet që jetonin në Kroaci. Ata u takuan disa herë dhe vizatuan shumë harta, por përbërja etnike ishte shumë e përzier dhe ishte vështirë të gjendej një pajtim që kënaq të dy palët. Rrjedhat e pastajme dëshmuan se as me ndarjen e Bosnjës nuk do të dal pazari siç kanë menduar.

Në bisedimet mes Tuxhmanit e Milloshiviqit puna e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë ishte e mbaruar. Ato mbeten çështje e brendshme e Serbisë. Derisa Tuxhmani nuk mund të dilte këndej lumit Drina, Serbia e madhe do të shtrinte këmbët dhe deri në Gjevgjeli. Krejt këto plane janë të vizatuara ne shumë harta. Prapë, bashkësia ndërkombëtare nuk po bënte asnjë hap serioz për t’ia ndalur hovin dy koçobashëve të Ballkanit.

Gjithçka dukej sikur një pritje se kush po fiton dhe t’ia bëjnë aminin. Në Kroaci, serbët lokal nuk mund të pajtoheshin lehtë as me Millosheviqin që të ikin nga tokat e shtëpitë e tyre në Knin e rrethinë. Filluan kryengritje dhe bllokuan shumë rrugë në Kroaci. Nuk u bë problem i madh ky as për Tuxhmanin e as Millosheviqin që kishin synime më të mëdha. Kriza po thellohej, por tash në Bosnje. Pas dështimit të çdo ideje për të mbetur rehat Bosnja, aty katastrofa nuk vonoi. Serbia u vërsul me të gjitha forcat që tashmë i kishte përgatitur. Bosnjës iu vërsul edhe Kroacia.

Vetëm kur bota po shihte një katastrofë me përmasa gjenocidi mbi boshnjak, ndërhyri ShBA-ja.

Nga Serbia në Bosnje ishin dërguar forcat paramilitare serbe që kishin direktiva të qarta se çka duhet bërë me boshnjakët. U pa çka ndodhi në rrethimin mbi trevjeçar të Sarajevës dhe në Srebrenicë. Bosnja po varrosej para syve të botës. Paqja e imponuar aty, po shihet se gati 30 vjet pas luftës nuk po funksionon pasi entiteti “Republika Sërpska” e krijuar nga gjenocidi mbi boshnjak, bllokon çdo ide për të funksionuar shteti.

Në zgjedhjet e radhës në Serbi, të cilat i fitoi blloku opozitar DOS, u zgjodh kryeministër Zoran Xhinxhiq. Ministri i zgjedhur i Punëve të Brendshme të Serbisë, Dushan Mihailloviq, filloi hetimet për krimet që kishte bërë policia e ushtria serbe në Kosovë. Që në mbledhjet e para të qeverisë, Dushan Mihailloviq kishte treguar me fjalë e fotografi gjithë tmerrin që kishte zbuluar me rastin e fshehjes së kufomave të shqiptarëve në varrezat masive në Serbi. Në një moment pyet Xhinxhiqit se çka do të bënte. Thotë se janë zbuluar 16 varreza masive me qindra kufoma të shqiptarëve të Kosovës që janë vrarë në Kosovë, por që kufomat e tyre janë bartur me kamionë deri edhe 500 kilometra larg nga vendi i krimit. Në prezencë edhe të opozitarëve të tjerë serbë, Mihailloviq kërkon që të zbulohen të gjitha varrezat dhe populli të shoh çka ka ndodhur, mirëpo ndërhynë Xhinxhiqi duke kërkuar të presin zhvillimet tjera, për të fshehur nga sytë e botës katastrofën që duhej ta zbulonin e shihnin vet serbët. dhe pastaj të vendosin. Edhe me këtë rast, qeveria demokratike serbe vendosi të fsheh krimet për aq kohë sa mundet.

Dëshmitarët që kishin parë kufomat duke notuar mbi ujin e Danubit nuk mund të flinin të qetë. E vërteta depërton ngadalë edhe nga uji i Danubit dhe nga dheu ku i kishte fshehur Serbia. Dëshmitarët të cilët kanë edhe emra nisin të flasin tinëz. Nenad Çanak duke shfaqur befasi me qëndrimin e kryeministrit demokrat, Xhinxhiq, shton se me rastin e zbulimit të kampeve të shfarosjes së hebrenjve nga nazistët gjerman, ushtria aleate i kishte hapur të gjitha kampet dhe kishte ftuar popullin të shoh çfarë krimesh kishte bërë regjimi nazist, ndërsa tash qeveria e Serbisë po fsheh krimet.

Rrëfimet e dëshmitarëve për skenat e tmerrit që kishin parë në Danub, dolën në skenë. Kamionët frigorifer nuk po fundoseshin, por po notonin mbi ujë. Në rimorkiot e mbyllura hermetikisht nuk po depërtonte uji. Ata që i kishin hedhur kamionët plot kufoma, urdhërojnë që ato rimorkio të goditen me minahedhës për të bërë vrima në rimorkë në mënyrë që uji të depërtonte brenda dhe t’i fundoste. As granatat e hedhura mbi kufoma nuk kishin ndihmuar fshehjen e krimeve. Nga çarjet e rimorkëve kufomat kishin filluar të dalin varg mbi ujin e Danubit.

Nuk kishte përfunduar gjithçka aty.

Varrezë masive me qindra kufoma shqiptarësh, ishte diktuar edhe në poligonin e qitjes së Policisë speciale në Petrovo Sellë. Qindra kufoma të shqiptarëve të masakruar ishin hedhur edhe në liqenin Peruqicë. Ministri i Punëve të Brendshme, Dushan Mihailloviq, në mbledhje të qeverisë kishte treguar se janë evidencuar 16 varreza masive. Ai kishte mbetur i stepur kur Xhinxhiqi thotë se duhet të mos ngutemi me zbulimin e këtyre varrezave. Ashtu, shumica e tyre vazhdon të mbahet sekret nga qeveritarët serbë deri më sot

Edhe qeveria e sotme serbe i di të gjitha këto krime dhe varrezat masive, por i fsheh nga vet populli serb.

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori