LAJMI I FUNDIT:

Tërheqje në të gjithë botën për 43,000 Porsche Taycan

Tërheqje në të gjithë botën për 43,000 Porsche Taycan

Për shkak të problemeve me elektronikën, më shumë se 43,000 modele të Porsche Taycan duhet të kthehen në punëtori.

Disa ditë më parë u bë e njohur se Porsche po përgatiste një tërheqje në mbarë botën për veturat e saj elektrike Taycan. Kjo tani është bërë zyrtare.


Një total prej 43,000 modelesh të veturës elektrike sportive duhet të shkojnë në punëtori.

Një problem mund të sjellë të gjithë sistemin elektrik të automjetit në një ngecje .

Shkaku i problemit supozohet të mos jetë bateria kryesore 800 volt, por bateria 12 volt, transmeton Telegrafi.

Me sa duket bateria 12 volt shkarkohet në mënyrë spontane.

Në disa raste, problemi ndodhi pa paralajmërim gjatë vozitjes, si rezultat i së cilës Taycan humbi fuqinë e veturës dhe u ndal.

Drejtuesit e Taycan tani duhet ta çojnë automjetin e tyre në një punëtori të Porsche, ku vetura elektrike do të marrë një azhurnim të madh të softuerit.

Sipas Engadget, procesi i azhurnimit duhet të zgjasë më shumë se një orë. /Telegrafi/