LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja nga rritja e çmimit të energjisë, Berisha: Vetëm presioni funksionon me Ramën

Tërheqja nga rritja e çmimit të energjisë, Berisha: Vetëm presioni funksionon me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti dorëzim të Kryeministrit Edi Rama vendimin për mos aplikimit të rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët që kalojnë fashën e 800 kilovat në orë të shpenzuara në muaj.

“Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos”, tha Berisha në një konferencë për mediat.


Vendimin e Ramës e komentoi më herët edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, kjo tregon se në Shqipëri “nuk ka institucione të pavarura”.

“Ky vendim i marrë, i shpallur dhe i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe që bëjnë detyrën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja vendimet. Është shpallur sot mosekzistenca e ERE-s si institucion i pavarur. Vendimi që mori ERE ishte tërësisht i pabazuar në radhë të parë, pasi u bazua vetëm në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Ndërkohë, zhbërja e vendimit duhej të merrej sërish nga ERE”, deklaroi Meta.

“Kjo tregon se në krye të qeverisë kemi një kryeministër provokator ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie, ai i bën 8-fish dëmet”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori