LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja e kursimeve pensionale, qytetarët e shohin ndihmesë të madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit

Tërheqja e kursimeve pensonale nga Trusti, është temë diskutimi tash e sa muaj në vend. Opozita në Kosovë është ajo që po i bën presion Qeverisë, që ta dërgojë projektligjin në Kuvend për votim.

Pas mbledhjes së Kryesisë se Kuvendit gjatë ditës së hënë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj pritet të shqyrtohet në seancën e javës së ardhshme.


​Tahiri: Kuvendi gjatë javës së ardhshme shqyrton kërkesën për tërheqjen e Trustit
Lexo po ashtu ​Tahiri: Kuvendi gjatë javës së ardhshme shqyrton kërkesën për tërheqjen e Trustit

Telegrafi, ka pyetur qytetarët në Prishtinë nëse e mirëpresin apo janë kundër tërheqjes së kursimeve personale nga Fondi Personal.

Ardian Abdullahu, mendon që qeveria duhet të tregohet korrekte dhe ta miratoj këtë tërheqje.

Ardian Abdullahu, qytetar

Përveç kësaj, ai po pret edhe njoftimin nga Qeveria për tërheqjen e 100 eurove.

“Po mendoj që Qeveria duhet të jetë më korrekte që të bëhet kjo gjë. Ne tash po presim, që Qeveria të del edhe me njoftimin se kanë dalë edhe 100 eurot, jemi duke pritur. Po mendoj që pasi është 30 përqindëshi, do të jetë shumë mirë, sepse po duhen paratë, krizë në të gjitha anët. Nëse jam në Kosovë dhe nuk dal jashtë shtetit do t’i tërhjek”, tha Abdullahu.

Të enjten protestohet për tërheqjen e një pjese të parave të Trustit
Lexo po ashtu Të enjten protestohet për tërheqjen e një pjese të parave të Trustit

Kurse sipas Qëndrim Bërbatovcit, këto kursime duhet të tërhiqen edhe për shkak të një arsyeje tjetër.

Bërbatovci po ashtu e shprehi edhe shqetësimin moshës, ai brengën e ka tek ata njerëz që nuk mund ta mbërrijë moshën 65 vjeçare, për tërheqjen e parave.

“Do të ishte një ide e mirë sepse vitin e kaluar në qeverisjen Hoti, me ndihmën e opozitës e patën kaluar këtë ligj. Qytetarët dhe taksa paguesit e patën marrë, Trustin. Sepse siç po shihet mosha po është edhe pak problem, sepse dikush nuk po e mbërrinë moshën 65 vjeçare që ta gëzojë këtë të drejtë. Shpresoj që qeveria dhe opozita të reflektojnë në këtë drejtim, sepse kriza e ka kapluar edhe Kosovën me këto rritje të çmimeve që janë jashtë normës”, u shpreh ai.

Qëndrim Bërbatovci, qytetar

Bërbatovci, tregoi se tërheqja e parë e nga Trusti iu kishte ndihmuar shumë.

“Unë nuk kam shumë para në Trust. Mirëpo, prindërit e mi normalisht që po. Në momentin që aprovohet do t’i tërhjekim. Paratë na kanë ndihmuar shumë, herën e parë që i kemi tërhequr”, vlerësoi ai.

Është e drejtë e njerëzve që kanë para në Fondin Personal të kursimeve, t’i tërhjekin ato, u shpreh qytetari Fadil Rama.

“Normal që do t’i tërhjek paratë nga Trusti. Është e drejtë sepse ato para iu takojnë atyre të cilët i kanë të drejtë i tërhjekin. Mendoj që është një propozim i qëlluar”, theksoi Rama.

Fadil Rama, qytetar

Gëzim Berisha, deklaron që në këto kohe të vështira dhe krize për njerëzit, ata kanë nevojë për këto para.

Të enjten protestohet për tërheqjen e një pjese të parave të Trustit
Lexo po ashtu Të enjten protestohet për tërheqjen e një pjese të parave të Trustit

“Po, patjetër që duhet të votohet. Qytetarët kanë nevoj sepse është kohë e vështirë. E për këtë arsye më duket që të enjten bëhet një protestë për miratimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti”,  tha  Berisha.

Qytetarja Astrie Mavriqi, thotë se i takojnë ato para pasi janë para të secili që ka punuar në këtë vend.

“Është shumë ide e mirë, sepse është paraja jonë është mundi jonë që e kemi bërë”, thotë Mavriqi.

Një muaj më parë, kryeministri Albin Kurti ishte deklaruar kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti, duke thënë se “kjo nuk është zgjidhje”.

“Kemi thënë edhe shumë më herët, kur ishim në opozitë edhe tani, me Pakon e Ringjalljes Ekonomike do ta zbusim krizën. Por, nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve mund ta zgjidhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se, një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti.

Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, duhet ta kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri në 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 në mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind, dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
​Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

​Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

Ekonomi
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Kalo në kategori