LAJMI I FUNDIT:

Tërë jetën jeni në lajthitje: Flokët nuk zbardhen për shkak të plakjes, ky është shkaku i vetëm!

Tërë jetën jeni në lajthitje: Flokët nuk zbardhen për shkak të plakjes, ky është shkaku i vetëm!

Qelizat të cilat krijojnë pigmentin nuk mund të rigjenerohen, prandaj bëni me kohë çdo gjë që është e mundshme

Nëse keni vërejtur që flokët tuaj po bëhen të bardha, e vetmja gjë që duhet ta bëni është – të relaksoheni.


Në të vërtetë, studiuesit kanë zbuluar që nuk është fjala për plakje, por për  stresin e tepërt.

Hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit, kanë zbuluar që qelizat të cilat kanë rolin për prodhimin e pigmentit, të cilat u japin ngjyrë flokëve tuaj zhduken kur trupi është i ekspozuar tepër ndikimit të kortizolit, hormonit të stresit, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, atyre të cilët e kanë humbur ngjyrën e flokëve dhe u janë zbardhur ato, qelizat të cilat krijojnë pigmentin nuk mund të rigjenerohen, kështu që flokët mbeten të bardha, mirëpo ata të cilët ende kanë ngjyrë natyrale, e dinë se si t’ia bëjnë.

Hulumtimet e mëparshme fajin ia kanë lënë adrenalinës për qimet e thinjura. Hormonet e stresit bëjnë që melanina të migrojë nga flokët në lëkurë, andaj lëkura bëhet më e errët.

Sa më i madh të jetë stresi, dëmi është më i madh. Hulumtimi ynë ka treguar që ekziston lidhja, ka publikuar ekipi i shkencëtarëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori