Fillimi i ushqimit të foshnjës me gji për shumicën e femrave është më traumatizues sesa lindja, posaçërisht nëse bebja refuzon të thithë, qan nga uria, nuk mund të thithë…
Kur të vendoset ritmi, çdo gjë shkon lehtë, andaj edhe ushqimi bëhet i lehtë edhe për nënën edhe për foshnjën e saj, transmeton Telegrafi.
Pas disa muajve shumica e bebeve arrijnë që, duke thithur, të zbrazin të dy sisët, por ndodh që prodhimi i qumështit të jetë tepër i madh në raport me nevojat e bebes.
Në atë rast nënave u rekomandohet që që tepricën e qumështit ta fusin në frigorifer me ngrirje të thellë, sepse do të jetë i mirëseardhur nëse detyrohen të qëndrojnë jashtë shtëpisë për kohë më të gjatë për shkak të punës në zyrë, obligimeve familjare, kthimit të parakohshëm në punë, marrjes së barnave për një kohë të gjatë, të cilat mund të dëmtojnë beben, apo për shkak të intervenimeve të papritura mjekësore.
Nëse shkuarja në kontroll mjekësor mund të planifikohet më herët, si edhe në rastin e intervenimeve kirurgjikale, nëna duhet të mbledhë sa më shumë qumësht, në mënyrë që gjatë kohës së terapisë bebja të mund të ushqehet me të.
Qumështi në shishe të sterilizuara për racione të veçanta mund të ruhet në frigorifer me ngrirje të thellë deri në tre muaj.
Para përdorimit ngrohet në një enë me ujë të ngrohtë në temperaturë prej rreth 37 gradësh.
Qumështi i shkrirë i nënës nuk bën sërish të futet në frigorifer për t’u ngrirë, por mund të ruhet në frigorifer të zakonshëm edhe për 48 orë.
Qumështin i cili ka mbetur në shishe pas racionit duhet hedhur poshtë menjëherë!
Qumështi ka reaksion bazik, duke u zier nuk koagulohet. Përbërja e qumështit të gjirit përmban rreth 87-88% ujë, 1,5-2% proteina (kazeinë dhe albuminë), 3,5-4% dhjamra, 6,6-7. 5% sheqer dhe 0,18-0,2% kripëra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës