LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të vrisnin kryeministrin malazez, dalin detaje të reja për “puçistët”

Tentuan të vrisnin kryeministrin malazez, dalin detaje të reja për “puçistët”

Dëshmi të reja, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Aleksandar Singjelic, serbi që dyshohet për pjesëmarrje në grupin që planifikoi grusht shtet dhe atentat ndaj kryeministrit të Malit të Zi, ishte pjesëmarrës aktiv në aneksimin e paligjshëm rus të Krimesë.

Mendohet se Singjelici ishte njëri nga themeluesit e organizatës radikale proruse “Ujqit Serbë”.


Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, ka marrë një video të bisedës përmes Skype, ndërmjet Singjelicit dhe Vencislav Bujicit, një politologu serb, drejtor i Fondacionit SEAS që, siç thuhet, është regjistruar më 11 mars të vitit 2015.

Gjatë bisedës, Singjelici i flet Bujicit për lidhjet e tij me Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Gjithashtu përmendet edhe Bratisllav Zhivkovici, i cili sipas fjalëve të Singjelicit, ishte anëtar i të ashtuquajturve “Çetnikët” (Chetnicks), një organizate luftarake serbe, militantë që u janë bashkuar kozakëve rusë në ruajtjen e punkteve të kontrollit në Sevastopol, gjatë aneksimit rus të Krimesë më 2014.

Vencisllav Bujic thotë se pikërisht Singjelici është ai që i ka dhënë rekomandime ushtrisë ruse për ushtarët vullnetarë serbë – atyre që kanë kërkuar mënyra se si t’iu bashkohen operacioneve ruse gjatë invadimit të Krimesë.

Siç është bërë e njohur më heret, prokurorët malazezë kanë zbuluar emrat e dy militantëve rusë që kanë udhëhequr me grupin prej rreth 20 serbëve dhe malazezëve, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekje të grusht shtetit në tetor.

Shtetasit rusë, Eduard Vladimirovic Shirokov dhe Vlladimir Nikolajevic Popov kanë organizuar grupin kriminal nga i cili kanë kërkuar që ta vrasin Milo Gjukanoviqin, thuhet në urdhëresën e prokurorisë Speciale për zgjerim të hetimeve për vepra të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokuroria, në dokumentin, pjesë të të cilit i kanë publikuar një numër i mediave, për herë të parë përmend Frontin Demokratik dhe një politikan të këtij koalicioni

Ndryshe, ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikic dhe një politikan nga FD-ja, emri i të cilit në dokumentin e prokurorisë nuk është zbuluar, duhej, siç thuhet, që me 16 tetor, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kryejnë sulm të dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi.

Plani i tyre ishte që të shtijnë me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë dhe të arrestojnë kryeministrin Milo Gjukanovic, thuhet në urdhëresën për zgjerimin e hetimeve.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori