LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të sulmojnë pozicionet e ukrainasve, e pësuan keq rusët – tanket dhe mjetet e blinduara ua hodhën në erë

Tentuan të sulmojnë pozicionet e ukrainasve, e pësuan keq rusët – tanket dhe mjetet e blinduara ua hodhën në erë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e publikuar nga brigada e 58-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, e cila shfaq sesi trupat nën kontrollin e Kievit parandalojnë sulmet rus në lindje të Ukrainës.

Në kumtesë thuhet se rusët ishin nisur në orët e para të mëngjesit, dhe krejtësisht të turpëruar kanë ikur pas disa orëve, transmeton Telegrafi.


Kjo brigadë në rajonin e Donetskut është aktive që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. E luftimet vetëm sa po bëhen më të shpeshta në afërsi të qyteti Avdiivka.

Prej 10 tetorit, Rusia ka dërguar mijëra ushtarë, tanke dhe mjete tjera të blinduara duke tentuar ta merr nën kontroll qytetin, kurse forcat nën e Moskës nga këto sulme raportohet se kanë pësuar humbje të mëdha.

“Nuk arritën të gjithë të ikin, në fushëbetejë kanë mbetur mbi 50 trupa të pajetë të sulmuesve. Në eliminimin e pushtuesve kemi arritur sukses të madh”, thuhet nga kjo brigadë e ushtrisë ukrainase.

Pamjet nga ajri shfaqin forcat ukrainase duke shtënë mbi shumë tanke dhe mjete tjera të blinduara të rusëve – duke lënë pas vetes gjurmë të tymit të zi.

Një pjesë e videos, shfaq mjetet e djegura dhe ushtarët rusë që lëviznin zvarrë – duke tentuar të ikin nga vendi ku po sulmoheshin.

Anton Kotskukon, zëdhënës i brigadës së mekanizuar, ka thënë se Rusia po grumbullon rezerva për sulme të reja dhe tentime për ta marrë nën kontroll Avdiivkan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kalo në kategori