LAJMI I FUNDIT:

Gjetën vdekjen pasi tentuan të kalojnë shinat, dy fëmijët e goditur nga treni në Gjermani janë nga Deçani

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

“Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune”.


“Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Telegrafi/

Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast…

Publiée par Bashkim Ramosaj sur Mardi 13 octobre 2020

Tentuan të kalojnë shinat, por goditen nga treni – gjejnë vdekjen dy vëllezër në Gjermani, njëri 13 dhe tjetri 17 vjeçar

Dy djem të moshës 13 dhe 17 vdiqën në një aksident të rëndë që ndodhi këtë mëngjes në Bavari në periferi të Landshut, Gjermani.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, dy vëllezërit gjetën vdekjen rreth orës 7:15 të mëngjesit, kur ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të arrinin në stacionin e trenit.

Siç supozohet më tej, djemtë u ndanë nga një grup shokësh dhe filluan të kalonin barrierat e hekurudhës në mënyrë që të shkurtonin rrugën për në stacionin hekurudhor, ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.

Dhe fatkeqësisht, ata nuk e panë trenin që vinte nga drejtimi tjetër.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, drejtuesi i trenit u përpoq të ndalonte trenin, por pa sukses.

Aksidenti thuhet se ndodhi para shokëve të djemve të vrarë dhe vendasve të shumtë që po ecnin në drejtim të stacionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori