Një burrë i maskuar dhe i armatosur anuloi plaçkitjen dhe përqafoi viktimën, kur e kuptoi se ajo po e njeh nga zëri – e ky moment i pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Bëhet fjalë për hajnin Luke Jones i cili ia drejton revolen banakieres Yvette Smith në një kafiteri në Cardiff, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Banakierja për një moment kishte menduar se do të vdesë, kur 29-vjeçari u fut në lokal edhe pse ajo e njihte.

Gjatë seancës gjyqësor në Cardiff, është thënë se Jones ishte klient i rregullt i kafiterisë dhe për këtë Smith e njohu menjëherë.

Gjykuar nga pamjet ai lëre që është penduar që kishte tentuar të kryej plaçkitje, por vazhdimisht e përqafon banakieren dhe madje tenton ta qetësojë. /Telegrafi/