LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të kalonte 80 kg lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohet 45-vjeçari në Qafë Botë

Tentoi të kalonte 80 kg lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohet 45-vjeçari në Qafë Botë

Policia Kufitare e Shqipërisë ka njoftuar sot parandalimin dhe goditjen e një rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në kufi me shtetin Grek.

Policia ka arrestuar shtetasin A.A., 45 vjeç, banues në Fier, në pikën kufitare Qafë Botë pasi tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kanabis sativa drejt Greqisë.


Sipas njoftimit të policisë, 80 kilogramë kanabis sativa dhe një automjet janë sekuestruar në përfundim të operacionit të koduar “Border”.

“Si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe të përbashkët të strukturave që operojnë në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë, u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis (me peshë 80 kilogramë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip kamionçinë”, ka shtuar policia.

Në kërkim kombëtar për trafik droge, kapet 53-vjeçari në Fier
Lexo po ashtu Në kërkim kombëtar për trafik droge, kapet 53-vjeçari në Fier

“Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. A. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale trafikimi i lëndëve narkotike”, ka thekuar policia.

Sipas policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori