LAJMI I FUNDIT:

Tentoi t’i ikte policisë, shoferja bashkë me BMW-në e saj përfundoi në Oqeanin Paqësor

Tentoi t’i ikte policisë, shoferja bashkë me BMW-në e saj përfundoi në Oqeanin Paqësor

Një grua është në paraburgim pasi detyroi policinë të bënte një ndjekje që përfundoi në Oqeanin Paqësor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndjekja filloi pothuajse 50 kilometra larg mbi atë që fillimisht ishte një shkelje e shpejtësisë.


Sipas L.A. Times, policia u përpoq të ndalonte një BMW X3 të gjeneratës së parë rreth orës 23:21 – natën e së shtunës.

Shoferja, e vendosur pranë Blvd Temple City në momentin e kontaktit fillestar, nuk pranoi të ndalonte dhe në vend të kësaj filloi të largohej.

Është e paqartë kur ajo më në fund “goditi” ujin, por ai vend është rreth 50 kilometra ose afërsisht 40 minuta larg nga Venice Beach.

Në fund të fundit, vetë Oqeani Paqësor e ndaloi “përparimin e saj”. /Telegrafi/