LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të parkojë veturën, por shkatërroi tri tjera dhe murin e një garazhi (Video)

Tentoi të parkojë veturën, por shkatërroi tri tjera dhe murin e një garazhi (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar në Kinë një tentim parkimi që po konsiderohet më i pazakonshmi që ndonjëherë është parë.

Në video shihet shoferi i një veture të zezë, i cili për arsye të panjohura deri më tani e godet veturën e parkuar që e kishte përpara dhe e shtyn nga vendi ku ishte i parkuar, transmeton Telegrafi.


Por nëse keni menduar se me kaq fund merr fund gjithçka, e keni gabim, shoferi i veturës fillon të lëviz prapa dhe në një moment përplaset në murin e një garazhi që e shkatërron plotësisht.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shoferin e kësaj veture, dhe nëse e kishte bërë me qëllim apo gabimisht kishte shtypur pedalin e gazit. Si rezultat i këtij veprimi, shoferi ka dëmtuar tri vetura si dhe murin e garazhit. /Telegrafi/