0Shares

Një grua e rritur, provoi të fshihej duke vënë në kokë koshin e rrobave të palara.

Andaj, shumë lehtë mund të thuhet se policia nga Derbyshire e Anglisë, nuk patën nevojë të kontrollojnë më gjatë, transmeton Telegrafi.

Fotografia e postuar, e tregon derën e hapur të banjës, si dhe objektin e dyshimtë që ndodhej aty. Sikur mos të ishin këmbët e gjata dhe gjysma e pjesës së sipërme të zbuluara, mbase edhe mund të mos e shihnin, por duket se policët ishin të vëmendshëm.

Fshehja e ngathtë

E dyshuara, ishte në ndjekje dhe kishte thënë se do të paraqitej të hënën në gjykatë, por këtë nuk e kishte bërë as pas një jave.

“U desh ta kërkonim në shtëpi për ta arrestuar. Ajo do ishte e dobët edhe në lojën fshehtas të fëmijëve”, është thënë në raportin policor.

Pos përpjekjeve të ngathëta për fshehje, nuk bëhet e ditur se çfarë shkelje ka bërë dhe pse i nevojitet të paraqitej para autoriteteve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)