LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasja te “Sami Frashëri”, gjykata u cakton një muaj paraburgim të pandehurve N.S dhe F.A

Tentim vrasja te “Sami Frashëri”, gjykata u cakton një muaj paraburgim të pandehurve N.S dhe F.A

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe F.A për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë dhe bashkëkryerje nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPK-së”

Të pandehurve N.S dhe F.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.


Dy të arrestuar për tentimvrasjen te gjimnazi "Sami Frashëri"
Lexo po ashtu Dy të arrestuar për tentimvrasjen te gjimnazi "Sami Frashëri"

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me dt.12.06.2018, rreth orës 17.15 minuta, përballë gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, të pandehurit N.S dhe F.A në bazë të marrëveshjes paraprake kishin tentuar që ta privojnë nga jeta tani të dëmtuarin Z.J dhe njëkohësisht kanë rrezikuar edhe jetën e N.U për shkak të një konflikti të mëhershëm.

Të pandehurit kishin shfrytëzuar momentin përderisa kishte qenë kolonë në rrugë dhe njëri nga ta ishte afruar tek pasagjeri i automjetit dhe pasi që dritarja e automjetit kishte qenë e hapur,kishte futur dorën brenda në veturë dhe me armë zjarri kishte shtënë 13 herë në drejtim të të dëmtuarit Z.J, me ç’rast të dëmtuarve iu kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të pandehurit me shpejtësi ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurveN.S dhe F.A është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palëtkanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori