LAJMI I FUNDIT:

Tensonet me Turqinë, kryeministri grek njofton për një riorganizim të forcave të armatosura dhe blerje armësh

Tensonet me Turqinë, kryeministri grek njofton për një riorganizim të forcave të armatosura dhe blerje armësh

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi sot një program të madh të blerjeve të armëve dhe një riorganizim të forcave të armatosura të vendit, ndërkohë që tensioni rritet me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Mitsotakis theksoi se Greqia do të blinte 18 avionë luftarakë me prodhim francez “Rafale” si dhe anije dhe helikopterë ndërkohë që do të rekrutojë 15 000 ushtarë shtesë dhe do të financojë më shumë industrinë e saj të mbrojtjes.


“Ka ardhur koha të riforcojmë forcat tona të armatosura (…) Bëhet fjalë për një program të rëndësishëm që do të formojë një mburojë kombëtare”, deklaroi kryeministri grek në një fjalim në Selanik, në veri të Greqisë.

Ai theksoi se ky program do të mundësojë krijimin e mijëra vendeve pune.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, theksoi dje se vendi i tij priste që Bashkimi Europian të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk. /ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori