LAJMI I FUNDIT:

Tender i ri për zhvendosje të Newborn

Tender i ri për zhvendosje të Newborn
New Born ka ndryshuar nëpër vite duke evoluar në motive - ashtu siç u zhvillua Kosova.

Monumenti që është bërë simbol i pavarësisë së vendit, do të lëviz, por jo shumë larg.

Zhvendosja e Newborn-it, pritet të bëhet së shpejti, meqë po shihet si rrezik i mundshëm në vendin aktual.


Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se tenderi për këtë punë tashmë është shpallur, njofton Klan Kosova.

“Dihet se është vendosur në vendin e gabuar, përballë hyrjes së Pallatit të Rinisë”, ka thënë nën kryetari i Komunës, Selim Pacolli.

Tutje Pacolli ka treguar se sa do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ky tender.

“Diku 15 mijë euro do të kushtojë shuma për zhvendosjen e NEWBORN-it”, ka thënë Pacolli.