LAJMI I FUNDIT:

“Tendencë për të provokuar situatën”, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë komenton lëvizjet e fundit të forcave serbe

“Tendencë për të provokuar situatën”, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë komenton lëvizjet e fundit të forcave serbe

Ushtria serbe është parë së fundi duke kryer lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën. Këto lëvizje vijnë pak ditë pasi president serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Pamjet që u publikuan nga kryeministri Albin Kurti, nxitën reagimin edhe të ekspertëve të sigurisë, të cilët vlerësojnë se këto lëvizje duhet të merren seriozisht nga institucionet kosovare.


Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto lëvizje kanë tendenca për të provokuar situatën.

“Sa i përket këtyre lëvizjeve në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, duket qartë se ka tendenca për të provokuar situatën. Këto tendenca nuk janë të reja, këto tendenca kanë qenë edhe me herët, qoftë me rastin e rrëmbimit të policëve të Kosovës, por edhe me raste tjera”, tha ai.

Mentor Vrajolli, foto Ridvan Slivova

Vrajolli theksoi se do të ishte mirë që për këto çështje të diskutohet në Bruksel, pasi sipas tij, nuk mund të ketë dialog efikas kur tensionet mes dy vendeve janë rritur.

“Mendoj që këto veprime duhet të merren seriozisht, ngase do të ishte mirë që para se të flitet për tema që ndoshta nuk janë aq relevante, pra, duke pasur parasysh se situata në mes Kosovës dhe Serbisë është duke u përkeqësuar dhe tensionet janë rritur”, theksoi ai.

Vrajolli pohoi se njëra ndër pikat kyçe në Bruksel do të duhet të ishte pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Rrethanat e tanishme tregojnë se është vështirë për dialog efikas, duke pasur parasysh faktin që tensionet janë të mëdha, dhe është e kotë të diskutohet për dialog efikas…”, potencoi ai.

Vrajolli foli edhe për raportin “Projekti 5000 i Serbisë”, të cilin e kanë publikuar para pak ditësh, e që flet për zgjerimin e forcave speciale ushtarake dhe pasojat e tij të mundshme në paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Është vështirë të besohet që po bëhet për qëllime defensive, Serbia po përgatitet për momente të caktuara që të fuqizojë kapacitetet e saj, dhe gjithçka për neve është që të ngritët alarmi, pra shteteve që potencialisht janë të afektuara që të jenë më vigjilente ndaj këtyre veprimeve”, deklaroi ndër tjera ai.

Tutje, Vrajolli tha se duhet bërë një vlerësim adekuat i kërcënimeve që vijnë nga shteti serb, ku duhet rishikuar territori i sigurisë, se a duhet të ketë më shumë ushtarë apo masat tjera që duhet të ndërmerren për t’u përgjigjur këtyre kërcënimeve.

Ndryshe, të enjten kryeministri i vendit, Albin Kurti publikoi disa pamje, ku njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë disa lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht lëvizjet ata i bëjnë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Kurti publikon pamje, forcat ushtarake serbe shihen pranë kufirit me Kosovën
Lexo po ashtu Kurti publikon pamje, forcat ushtarake serbe shihen pranë kufirit me Kosovën

Të tilla lëvizje, kryeministri deklaroi se janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit.

Serbia kishte kryer një sulm terrorist në shator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe një polic tjetër ishte plagosur.

Pas sulmit, policia kishte konfiskuar sasi të madhe të armatimit në veri.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Ndaj tij, INTERPOL ka lëshuar një urdhërarrest.

Deri më tani, ndërkombëtarët nuk kanë vendosur asnjë masë sanksionuese ndaj Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori