LAJMI I FUNDIT:

Televizorët 3D të Toshibas së shpejti edhe jashtë Japonisë

Televizorët 3D të Toshibas së shpejti edhe jashtë Japonisë

Kompania japoneze Toshiba në prill do të fillojë shitjen e televizorëve të parë të cilët mundësojnë shikimin e përmbajtjeve tredimensionale pa pasur nevojë për syze të veçanta edhe jashtë Japonisë.

Televizorët me ekrane të diagonales prej 14 inçësh e më shumë fillimisht do të paraqiten në tregun amerikano-verior, e më pas në tregun e Evropës si dhe shtetet në zhvillim.


Modelet e televizorëve të rinj prej 56 e 65 inç po paraqiten në panairin e elektronikës shpenzuese CES, i cili po mbahet këto ditë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.

Shitja e televizorëve 3D të Toshibas prej 12 e 20 inçësh të cilët nuk kanë nevojë për syze speciale ka filluar muajin e kaluar nën markën 3D Regza GL1. /Telegrafi/