LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi hapësinor i Evropës niset sot në misionin e parë – për të hedhur dritë mbi dy nga misteret më të mëdha të universit

Teleskopi hapësinor i Evropës niset sot në misionin e parë – për të hedhur dritë mbi dy nga misteret më të mëdha të universit

Teleskopi hapësinor Euclid i Evropës është planifikuar të “shpërthejë” të shtunën në misionin e parë që synon të hedhë dritë mbi dy nga misteret më të mëdha të universit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nisja është planifikuar nga Kepi Canaveral në Florida në orën 11:12 me orën lokale (17:12 sipas kohës në Prishtinë) në një raketë Falcon 9 të kompanisë amerikane SpaceX.


Agjencia Evropiane e Hapësirës u detyrua t’i drejtohej firmës së miliarderit Elon Musk për të nisur misionin pasi Rusia tërhoqi raketat e saj Soyuz në përgjigje të sanksioneve për luftën në Ukrainë.

Pas një udhëtimi njëmujor nëpër hapësirë, Euclid do t’i bashkohet teleskopit hapësinor James Webb.

Nga atje, Euclidi pritet të hartojë “hartën më të madhe të universit”.

Shkencëtarët shpresojnë ta përdorin këtë informacion për të adresuar atë që menaxheri i projektit Euclid, Giuseppe Racca e quan një “siklet kozmik”: se 95 për qind e universit mbetet e panjohur për njerëzimin.

Rreth 70 për qind mendohet të jetë energji e errët, emri që i është dhënë forcës së panjohur që po bën që universi të zgjerohet me një ritëm të përshpejtuar.

Dhe 25 për qind është materie e errët, që mendohet se ”lidh” universin dhe përbën rreth 80 për qind të masës së tij.

“Që kur kemi mundur të shohim yje, ne kemi pyetur veten, a është universi i pafund? Nga është krijuar ai? Si funksionon?”, ka thënë shkencëtari i projektit Euclid të NASA-s, Michael Seiffert.

“Është absolutisht e mahnitshme që ne mund të marrim të dhëna dhe në fakt të fillojmë të bëjmë edhe pak përparim në disa nga këto pyetje”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori