LAJMI I FUNDIT:

Telegram ka 70 milionë përdorues të rinj për shkak të rënies së Facebook

Telegram ka 70 milionë përdorues të rinj për shkak të rënies së Facebook

Aplikacioni Telegram fitoi më shumë se 70 milionë përdorues të rinj të hënën, falë një bllokimi gjashtë orësh të Facebook dhe shërbimeve të mesazheve, të tilla si WhatsApp, Instagram dhe Messenger, njoftoi themeluesi i tij Pavel Durov.

Facebook ia atribuoi bllokadën një “ndryshimi të gabuar të konfigurimit”, i cili pengoi 3.5 miliardë përdorues të tyre të hynin në WhatsApp, Instagram dhe Messenger.


Problemi shkaktoi një kolaps të sistemit global që zgjati më shumë se gjashtë orë, duke e bërë atë problemin më të madh të këtij lloji deri më sot.

“Shkalla e rritjes ditore të Telegram-it i tejkaloi të gjitha pritjet. Ne i mirëpritëm ‘refugjatët’ nga platforma të tjera, mbi 70 milionë prej tyre në një ditë”, shkroi Durov në kanalin e tij në Telegram.

Ai shtoi se disa përdorues në Amerikën Veriore dhe Jugore mund të kenë pasur vështirësi të vogla sepse miliona njerëz nxituan në Telegram, një aplikacion për mesazhe me tekst dhe multimedia në pajisjet Android, iOS dhe Windows. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori