LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi i bashkohet mesazheve që ju bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë, krijon dizajn të veçantë për Facebook

Telegrafi i bashkohet mesazheve që ju bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë, krijon dizajn të veçantë për Facebook

Qytetarët e Kosovës më 6 tetor do t’iu drejtohen kutive të votimit për Zgjedhjet Parlamentare.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1 milion e 937 mijë e 868. Ndërsaq, KQZ iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në këto zgjedhje me moton ‘Trego Fuqinë Tënde – Voto’.


Edhe zyra e Bashkimit Evropian në mesazhin e tyre për këto zgjedhje iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Kryevëzhguesja e EU EOM, Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se këto zgjedhje i sheh si mundësi shumë e mirë që të gjitha palët që marrin pjesë në zgjedhje ta demonstrojnë angazhimin e Kosovës për demokraci duke udhëhequr një proces zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ajo ka thënë se i inkuarojnë njerëzit ta ushtrojnë të drejtën e votës

Po ashtu edhe shtetet e QUINT-it, përmes ambasadorëve të tyre në Kosovë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duke iu bërë thirrje qytetarëve të votojnë. Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara përmes kësaj deklarate theksojnë se zgjedhjet e ardhshme janë mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit.

Këtyre thirrjeve drejtuar qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar i është bashkuar edhe portali Telegrafi.com. Lidhur me këtë Telegrafi, ka përgatitur një dizajn ku qytetarët munden ta shfrytëzojnë duke e vendosur në foton e tyre të profilit në Facebook, për të treguar që do të votojnë. Procesi për ta vendosur këtë dizajn është i lehtë, duke aplikuar dizajnin dhe mbi foto të profilit. Po, ashtu mund të zgjedhni edhe ndonjë foto tjetër të cilën ju dëshironi.
Përmes këtij dizajni, ju tregoni se do ta zhfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar, pasi që mbishkrimi i vendosur është “Unë Votoj!”.

Për të krijuar foton tuaj me dizajn nga Telegrafi me moton “Unë Votoj!”, kliko KËTU.

Afër 69 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm për të dalë në zgjedhje, sipas një sondazhi ku morën pjesë rreth 7 mijë persona
Lexo po ashtu Afër 69 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm për të dalë në zgjedhje, sipas një sondazhi ku morën pjesë rreth 7 mijë persona

Ndryshe, Telegrafi një një sondazh të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ka pyetur qytetarët nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit.
Në pyetjen: A do të votoni në zgjedhjet e 6 tetorit, kanë votuar gjithsej 6.700 persona, prej tyre 69 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të votuar, ndërkaq 31 për qind, nuk do të dalin në votim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori