LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i ri nga Apple pritet të ngjajë shumë me iPhone 4

Telefoni i ri nga Apple pritet të ngjajë shumë me iPhone 4

Kanë kaluar vetëm dy janë që nga lansimi i iPhone 11 dhe lajmet rreth një telefoni të ri, kanë filluar të qarkullojnë.

Ming-Chi Kuo është analisti i pajisjeve të reja, që pretendon se iPhone i ri, do të kenë ndryshim dukshëm më të madh se modeli i ri, transmeton Telegrafi.

Konkretisht, do të ketë kornizë metalike me ‘dizajn të ngjashëm’ sikurse iPhone 4, të lansuar para gjashtë vitesh. Në iPhone 11 ka kornizë metalike, por është e rrumbullakosur, derisa në iPhone 4 është e drejtë dhe përshtatet me sipërfaqen e rrafshët që ka ky telefon i zgjuar.

Po që se ky lajm është i vërtetë, atëherë iPhone që lanohet më 2020 do të ketë dukje të ngjashme me gjeneratën e fundit të iPad Pro që gjithashtu ka kornizë metalike të rrafshët.

Vetëm se, për dallim nga iPhone 4, në iPhone të ri do të ketë xham më të rrumbullakosur, për përshtatje më të madhe. Ekrani me 3.5 inç tashmë i përket një kohe të largët, por kur iPhone është prezantuar ishte shumë i pëlqyer dhe dallonte nga paraardhësi iPhone 3GS.

Xhamin e përparmë e kishin gati të njëjtë, vetëm se të iPhone 3 pjesa e pasme ishte plastikë e rrumbullakët, shumë e përshtatshme për përdorim.

Lansimi i iPhone të ri, pritet të bëhet bashkë me rrjetin 5G, teknologji të avancuar dhe përmasa më të mëdha se iPhone 11, që është shumë i mirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori