LAJMI I FUNDIT:

Telefoni inteligjent i parë në botë pothuajse mbërriti nga kjo kompani

Telefoni inteligjent i parë në botë pothuajse mbërriti nga kjo kompani

Koncepti i telefonit inteligjent ekzistonte shumë kohë përpara se Apple të prezantonte iPhone dhe ta bënte atë koncept popullor.

Në të kaluarën, kishte njerëz që përdornin PDA, dhe ata pothuajse mund të konsideroheshin si paraardhësit e telefonave inteligjent.


Duket se Nintendo ishte një nga ato kompani që e kaloi Apple në këtë fushë.

Liam Robertson, një historian dhe studiues i lojërave video, zbuloi një reklamë të Nintendo nga vitet 1990, e cila tregon se kompania po punonte në një shtesë për Game Boy Color.

Kjo shtesë njihet si BoBoy dhe kur përdoret me Game Boy Color, ofron veçori si ato në telefonat inteligjentë.

Veçoritë përfshijnë lidhjen me internetin dhe aftësinë për të lexuar lajme, revista, raporte të motit, shikimin e televizorit dhe kontaktin dhe dërgimin e mesazheve me përdoruesit e tjerë BoY.

Megjithatë, Nintendo nuk e ka bërë asnjëherë publike, pasi teknologjia e komunikimit e kësaj pajisjeje është përdorur vetëm në disa pjesë të botës. Nintendo donte një pajisje që do të funksiononte kudo në botë, jo vetëm në tregje të zgjedhura.

Po të ishte lëshuar, Nintendo shumë lehtë mund të ishte bërë një nga kompanitë e para, nëse jo e para, që lançoi një telefon inteligjent. /Telegrafi/