LAJMI I FUNDIT:

Telefoni ikonik me kapak Motorola Razr po rikthehet në gusht

Telefoni ikonik me kapak Motorola Razr po rikthehet në gusht

Dikur gjatë viteve më të hershme, Motorola Razr ishte telefoni më i lezetshëm përreth.

Reklama

Telefoni me kapak i njohur me një nuancë të ndritshme rozë ishte në duart e të gjithëve shumë kohë përpara se të vinte iPhone, transmeton Telegrafi.

Tani, Motorola e ka konfirmuar se do ta lansojë një version të ri të Razr në Kinë më 2 gusht.

Dhe megjithëse ka gjasa të duket i ngjashëm e dizajnin ikonik të 2004, shumë gjëra kanë ndryshuar në brendësi.

Moto Razr 2022 supozohet se mund të vjen me specifika të nivelit të lartë si një ekran i palosshëm 120 Hz, një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 dhe një sistem kamerash me lente të trefishta.

Motorola qartazi nuk po synon që Razr të shtyhet me iPhone, por përkundrazi ka gjasa të ‘marrë’ ca ide te Samsungu. Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore ka lëshuar vazhdimisht telefona të palosshëm (ku përkulet ekrani aktual) për disa vite tani.

Dy telefonat e ardhshëm të palosshëm të Samsung, Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4, thuhet se do të lansohen më 10 gusht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Droni ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale ‘vret’ operatorin e tij në një test të simuluar

Droni ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale ‘vret’ operatorin e tij në një test të simuluar

Teknologji
iOS 16 tani funksionon në 81 për qind të të gjithë iPhone-ve

iOS 16 tani funksionon në 81 për qind të të gjithë iPhone-ve

Teknologji
Prezantohen Nokia C110 dhe C300 – publikohen specifikat dhe çmimet

Prezantohen Nokia C110 dhe C300 – publikohen specifikat dhe çmimet

Teknologji
Këto imazhe tregojnë se Galaxy Z Flip 5 është vendosur të sfidojë rivalët duke sjellë një ekran më të madh të pjesës së pasme

Këto imazhe tregojnë se Galaxy Z Flip 5 është vendosur të sfidojë rivalët duke sjellë një ekran më të madh të pjesës së pasme

Teknologji
GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

Teknologji
Andi Mashkulli, 15 vjeçari që u shpall fitues i garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë informative

Andi Mashkulli, 15 vjeçari që u shpall fitues i garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë informative

Teknologji
Kalo në kategori