LAJMI I FUNDIT:

Telefoni Google Pixel së shpejti do të zbuloj nëse keni pësuar aksident me makinë, do të thërras urgjencën

Telefoni Google Pixel së shpejti do të zbuloj nëse keni pësuar aksident me makinë, do të thërras urgjencën

Google po planifikon të përditësojë aplikacionin e Informacionit të Urgjencës për telefonat e tyre Pixel me një veçori që do të zbulojë nëse jeni i përfshirë në një aksident me makinë dhe automatikisht do të thërras urgjencën dhe t’u tregoj shërbimeve të urgjencës vendndodhjen tuaj.


Siç është raportuar nga XDA Developers, Google ka azhurnuar përshkrimin e aplikacionit në Google Play Store dhe ka ndryshuar emrin në ‘Personal Safety’ (Siguria personale) për të pasqyruar më mirë atë që bën tani.

Aplikacioni do të përdorë akselerometrin e telefonit dhe mikrofonat për të zbuluar përplasjet e dyshuara të automjeteve dhe do të lëshoj një alarm të lartë me dridhje nëse duket sikur keni pasur një aksident. 

Nëse nuk e ndalni alarmin shpejt, ai do të kontaktojë shërbimet e urgjencës në emrin tuaj, duke raportuar vendndodhjen tuaj. 

Sipas XDA Developers, tipari i ri ‘Car Crash’ nuk duket se është shfaqur në të vërtetë në pajisjet Pixel, edhe pasi të keni shkarkuar përditësimin më të fundit të aplikacionit. 

Prandaj është e mundur që kjo veçori e re e sigurisë të jetë e disponueshme vetëm për Google Pixel 4, i cili pritet të lansohet brenda dy javësh.

Vlen gjithashtu të përmendet se, sipas Google, zbulimi i aksidenteve të makinave është në dispozicion vetëm në SH.B.A. për momentin. 

Shpresojmë se kjo do të ndryshojë me përditësimet e ardhshme, megjithëse ne presim që një lansim global do të marrë ca kohë, pasi Google mund të ketë nevojë të ndërlidhet me shërbimet e urgjencës në secilin vend për të bërë punën e raportimit të vendndodhjes. /Telegrafi/