LAJMI I FUNDIT:

Telefoni fleksibil nga Samsung mund të mos dal në shitje këtë vit

Telefoni fleksibil nga Samsung mund të mos dal në shitje këtë vit

Shefi i divizionit të telefonave të Samsung, DJ Koh, kohët e fundit tha se kompania do të zbulojë telefonin e tyre të palosshëm në konferencën e zhvilluesve të Samsung në nëntor.

Kjo bëri që shumë njerëz të besojnë se telefoni fleksibil mund të jetë i disponueshëm për blerje menjëherë pas lansimit të tij. Raportet e shumëfishta nga Korea e Jugut sot po sugjerojnë se telefoni Samsung i palosshëm nuk mund të dalë në shitje gjatë këtij viti pavarësisht lansimit.


Mes njoftimeve se Huawei synon të zbulojë telefonin e tyre të palosshëm në muajt e ardhshëm, Samsung përsëriti dëshirën për t’u bërë kompania e parë për të nisur një telefon të tillë. Koh tha se telefonat do të vijnë publikisht në ngjarjen e ardhshme të zhvilluesve, njofton SamMobile.

Megjithatë, ishte shumë larg konfirmimit se telefoni Samsung i palosshëm do të ishte në dispozicion për blerje së shpejti, pas lansimit.

Një zyrtar nga Samsung i cituar në një raport sot nga Korea e Jugut pretendon se qëndrimi i kompanisë rreth lëshimit të kësaj pajisjeje për treg nuk është konfirmuar ende, përcjell Telegrafi.

Zyrtari pranoi vetëm se Samsung do të ketë më shumë për të thënë për telefonin në kohën kur SDC do të zhvillohet. “Do të kemi më shumë për të thënë për telefonin në zhvillim në atë kohë, ndoshta disa detaje rreth specifikimeve”, tha zyrtari.

Njoftohet poashtu se Samsung do të shfaqë një prototip të telefonit të saj të palosshëm në nëntor, ndërsa telefoni i plotë do të njoftohet zyrtarisht në Consumer Electronics Show 2019 ose në Mobile World Congress 2019 në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori