LAJMI I FUNDIT:

Telefonat Xiaomi janë nën kontroll në Gjermani

Telefonat Xiaomi janë nën kontroll në Gjermani

Agjencia federale gjermane për sigurinë kibernetike BSI po kryen një inspektim teknik të celularëve të kompanisë kineze Xiaomi, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane për Reuters.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi llojin e inspektimit që agjencia po kryen.


Organi lituanez i sigurisë kibernetike njoftoi javën e kaluar se telefonat e Xiaomi thuhet se kanë një mundësi të integruar për të zbuluar dhe censuruar terma të tillë si “Tibeti i Lirë”, “Rroftë pavarësia e Tajvanit” ose “Lëvizja për Demokraci”.

Si përgjigje, Xiaomi njoftoi se po punëson ekspertë të pavarur, si palë e tretë, për të vlerësuar pretendimet e Lituanisë se telefonat e saj inteligjentë kanë një mundësi censure të integruar.

Kompania kineze nuk ishte në dispozicion për koment mbi inspektimin e pajisjeve të saj mobile në Gjermani, sipas Reuters.

Xiaomi kinez së pari hyri në një pozicion drejtues si shitësi më i mirë i telefonave inteligjentë në Evropë në tremujorin e dytë të 2021, duke ofruar një rekord prej 12.7 milionë njësi, sipas agjencisë së kërkimit të tregut “Strategy Analytics”.

Së bashku me rivalët e tjerë kinezë që përdorin sistemin operativ Android, Xiaomi ka regjistruar vazhdimisht një rritje të pjesës së tregut pas vendosjes së sanksioneve amerikane kundër Huawei, për shkak të të cilave ky prodhues global dikur dominues i telefonave inteligjentë humbi atë pozicion. /Telegrafi/