LAJMI I FUNDIT:

Telefonat Samsung Galaxy M53 në tregun evropian e marrin përditësimin One UI 5.1, e në tregun amerikan seritë Galaxy Z Flip3 dhe Galaxy S21

Telefonat Samsung Galaxy M53 në tregun evropian e marrin përditësimin One UI 5.1, e në tregun amerikan seritë Galaxy Z Flip3 dhe Galaxy S21

Ndërfaqja One UI 5.1 e bazuar në Android 13 të Samsung, e cila debutoi në telefonat e mençur të serisë Galaxy S23 të zbuluar në fillim të këtij muaji, tani është duke u shfaqur për Galaxy M53 në dy rajone, me shpërndarjen që pritet të zgjerohet së shpejti edhe në rajone të tjera të tregut evropian.

Përditësimi One UI 5.1 për Samsung Galaxy M53 vjen me versionin e firmuerit “M536BXXU2CWB3” dhe kodin e sigurisë Android të shkurtit 2023.

Samsung ka lëshuar përditësimin One UI 5.1 e ka lëshuar edhe për seritë Galaxy Z Flip3 dhe Galaxy S21 në SHBA. Është duke u shpërndarë për njësitë Galaxy Z Flip3 të kyçura në rrjetin e Xfinity Mobile me versionin e firmuerit “F711USQU3FWB1”, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Telefonat Galaxy S21, Galaxy S21+ dhe Galaxy S21 Ultra të kyçura gjithashtu në rrjetin e Xfinity Mobile po marrin përditësimin me firmuerin “G99xUSQU5EWAI”, ndërsa pajisjet e kyçura në rrjetet e tjera të operatorit celular duhet të marrin së shpejti One UI 5.1.

Përditësimi One UI 5.1 për treshen Galaxy Z Flip3 dhe Galaxy S21 gjithashtu rrit nivelin e kodit të sigurisë Android në telefonat e mençur në versionin e shkurtit 2023.

Nëse nuk e keni marrë ende përditësimin e One UI 5.1 në telefonat tuaj, mund ta kontrolloni manualisht duke shkuar te menyja Cilësimet > Përditësimi i softuerit të telefonit tuaj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori