LAJMI I FUNDIT:

Teatri i ri Kombëtar në Tiranë do të përfundojë në vitin 2025

Teatri i ri Kombëtar në Tiranë do të përfundojë në vitin 2025

Dy vite e gjysmë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend u vendos guri i parë me skicat e projektit për të ndërtuar godinën e re.

Reklama

Nën masat e policisë të cilët kishin rrethuar zonën dhe me praninë e arkitektit danez e të aktorëve, kryeministri Edi Rama beson se teatri i ri do të jetë edhe në agjendën e festivaleve ndërkombëtare, duke hequr një paralele edhe me stadiumin e ri Arena Kombëtare.

Pas prezantimit të projektit, Rama u kujdes të nënvizonte që në këtë zonë nuk përfshihet ndërtimi i kullave.

Kryeministri justifikoi edhe kundërshtinë e aktorëve që para tre vitesh ishin kundër shembjes, por që këtë të mërkurë ishin të pranishëm në nisjen e punimeve për godinën e re.

Kryeministri ia dorëzoi stafetën kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për t’u kujdesur për punimet e godinës, e cila, sipas planit, duhet të përfundojë në pranverën e 2025.

Në prezantimin e projektit, arkitekti danez shpjegoi që skenat do të jenë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërsa ambjenti i jashtëm në çati do të përdoret gjithashtu edhe për shfaqje.

Godina e vjetër e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit - të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit - të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës

Lajme
Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Kronika e Zezë
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Lajme
Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Serbia – ndalohet i dyshuari në Leposaviq

Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Serbia – ndalohet i dyshuari në Leposaviq

Kronika e Zezë
Kurti: Sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kurti: Sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Lajme
Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Siguri
Kalo në kategori