Nga: Stefan Çapaliku
29 dhjetor i vitit 1954, Enver Hoxha kryen vizitën e parë në Shkodër, që mbas marrjes së pushtetit. Protokolli i shtetit i propozon të shohë “Koprracin” e Molierit, vënë në skenë nga Lec Shllaku dhe në interpretimin e Zef Jubanit. Kishte vetëm pesë vjet që qe krijuar kompania teatrore shtetnore “Migjeni”, por shfaqjet jepeshin te teatri i jezuitëve.
Atë natë Enver Hoxha mbas shfaqjes do t’i fliste spektatorëve të “emëruar” për vështirësitë e mëdha ekonomike që po kalonte vendi, për sistemin e triskëtimit të bukës e kësisoj.
Mision i vështirë ky në një qytet si Shkodra, që sapo kishte provuar një terror të pashembullt pushkatimesh, burgosjesh dhe konfiskimesh.
Mbasi mbron shfaqja dhe mbasi që artistët marrin komplimentet më entuziaste prej komandantit, ulet sipari dhe në avanskenë vendoset një tryezë, prej nga nisë “biseda”. Në fund moderatori i drejtohet sallës nëse dikush kishte ndonjë pyetje. Por, kujt t’ia mbante të bënte pyetje. Pason heshtja, të cilën e thyen vetëm një dorë eshtake majë një krahu të gjatë që valvitej andej nga rreshti i fundit. Ishte Prenk Jakova, druhem se njeriu publik më kontravers që kishte asokohe qyteti.
– Urdhëroni shoku Prenk!
– Shoku Enver. Ne këtu në Shkodër nuk kena gjithaq nevojë për ushqime sesa kena nevojë për një…
Prenkës i mbahet goja. Suspansa e krijuar gati sa nuk pelcet. Sytë hapen. Çudia bëhet sa s’rritet më.
– …për një teatër…
Pason një heshtje e thellë. Kjo batutë kapërcente të gjitha parashikimet dhe horizontet e pritjes. Enver Hoxha gëlltitet, po, po, atij i thahet pështyma. Nuk ka fjalë. Gjendet bosh. Prenk Jakova e ndjen këtë. Është vetëm një sekuencë, sa një shprepje aparati fotografik.
– Shoku Enver! Ne kemi vevojë prej jush vetëm për një projekt dhe për landën e parë, se punën e bajmë na vetë…
Dhe kështu pakashumë ndodhi. Nga janari i vitit 1955 e deri në maj 1958 zgjati ndërtimi i teatrit “Migjeni” edhe me punë vullnetare. Punuan atje të gjithë artistët e mëdhenj. Martini i madh dhe Martini i vogël, dy muratorë nga Dukagjini i prijshin muraturave. Zeneli karpentier dhe plot qytetar të tjerë shkonin dhe jepnin nga një dorë mbasditeve apo kurdo që kishin kohën e lirë…
Kështu ma kanë thënë këtë histori dhe kështu po ju a tregoj me shpresën se realiteti me tregimin do të përputhen.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Telegrafi

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë