LAJMI I FUNDIT:

Do të tronditeni me këto pamje – hajduti ‘mbushi’ pantallonat me dhjetëra iPhone nga një dyqan i Apple, largohet pa u ndaluar nga askush

Do të tronditeni me këto pamje – hajduti ‘mbushi’ pantallonat me dhjetëra iPhone nga një dyqan i Apple, largohet pa u ndaluar nga askush

Një hajdut vodhi në pikë të ditës dhjetëra telefona iPhone nga një dyqan i Apple në qytetin e Oakland të Kalifornisë, sipas pamjeve që po bëjnë xhiron në internet.

Klientët e tjerë që ishin në dyqan po shikonin si të hutuar dhe nuk po reagonin aspak, transmeton Telegrafi.

Hajdutit si duket nuk i ngutej aspak dhe fuste sa mundte telefona në pantallonat e tij.


View this post on Instagram

A post shared by Fox News (@foxnews)

Pasi doli nga dyqani, ai u fut në makinën e tij të cilën e kishte parkuar në skaj të rrugës dhe ia mbathi.

Një gjë që po ashtu ishte e çuditshme, ishte se një veturë e policisë ishte përballë dyqanit të Apple. /Telegrafi/