François Pouqueville: “Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët”!

Napoleon Bonaparte: “Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë”!

Lord Byron: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”!

Alexandre Dumas: “Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë”!

Alfred Gilleron: “Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer”!

Aleksander Degrand Jules: “Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”!

George F. Williams: “Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë”!

Franz Babinger: “Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kureshtarë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi”!

Stefan Zweig: “Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste”!

Maurico Druon: “Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në Luftën e Trojës të udhëhequr nga Akil (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”!

Homeri (Iliada): “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe… I biri i shkëlqyeshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve. I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.” Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”!

Alphonse de Lamartine: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”!

Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”!

Hyacinthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret. Disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”!

Karl Reinhold: “Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke”!

Ami Boue: “Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”!

Vuk Karaxhiq: “Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombës. Shqiptari mysliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 italianë për një shqiptar mysliman apo ortodoks dhe po ashtu shqiptari ortodoks i vret 10 grekë për një shqiptar mysliman ose katolik”!

Michael Attaleiates: “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”!

Marco Nese: “Pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli Ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20,000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare”!

Ibn Kemali: “Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes… Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë…”!

Gerard de Nerval: “Ngado që ishin shqiptarët, shiheshin si luftëtarë kryeneçë që nuk e përfillnin vdekjen”!

Mihai Eminescu: “Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”!

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”!

Edwin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës ariane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”!

Charles Seignobos: “Shqiptaret janë raca më superior në Ballkan. Në të ardhmen ata do të luajnë në këtë vend rolin që e luajnë skocezët ne Angli”! /Telegrafi/