Numri i viktimave të një epidemie të coronavirusit që ka shpërthyer në Kinë dhe është përhapur në të gjithë botën është rritur në të paktën 80 vdekje dhe më shumë se 2.800 të infektuar, të paktën sipas shifrave zyrtare.
Por sipas disa vlerësimeve, numri aktual mund të ishte shumë më i lartë.
Jashtë Kinës kontinentale, më shumë se 50 raste janë konfirmuar në 13 vende, duke përfshirë të paktën pesë në Shtetet e Bashkuara dhe tre në Francë.
Shumica dërrmuese e të infektuarve dhe të gjithë ata që vdiqën janë raportuar në Kinë.
Kujtojmë, autoritetet kineze kanë vendosur “masa karantine”, së pari mbi qytetin shumë milionësh të Wuhan, i cili është epiqendra e epidemisë, dhe më pas mbi 14 qytete të tjera të mëdha në provincën Hubei.
Dhe lidhur me situatën atje, mediumi kroat thotë se ka kontaktuar Franjo Tushek, një kroat që u zhvendos nga Zagrebi në Kinë disa vjet më parë, ku ai punoi si mësues i anglishtes, përcjell Telegrafi.
Ai, sipas Index.hr, që ka publikuar pamjet, gjithashtu bëri një regjistrim nga një rrugë në Haikou, por pati një përballje disi dramatike me zbatimin e ligjit kinez.
Përkrah tij qëndronte një makinë policie, të tillë çfarë ai thotë se nuk e kishte parë kurrë në tre vjet në Kinë, dhe policia ishte gjithashtu me uniforma që ai kurrë nuk kishte parë më parë.
Ai beson se bëhet fjalë për zyrtarë të shërbimeve sekrete kineze, ose Ministria e Sigurisë së Shtetit.
Por çfarë bie në sy në shkrimin e mediumit kroat është fakti se oficerët i thanë tij që “regjistrimi ishte i ndaluar” dhe i kërkuan që të “fshinte regjistrimin”.
Gjithsesi, siç pretendon mediumi kroat, ai e kishte dërguar regjistrimin, përpara se ta fshinte.
“Ata më pyetën se nga isha unë, çfarë po bëja këtu, dhe më në fund më thanë të qëndroja i sigurt, me siguri duke menduar për virusin”, ka thënë ndër tjerash Tushek. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre