Të shtunën do të protestohet në Shkup


Qytetarët e mashtruar në aferën ''FI-KOM'' dhe ''SAMARIJA'' kanë vendosur që përsëri të dalin në protestë më 09 prill, pra ditën e shtunë, nga ora 11 e deri më ora 13, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit do të shprehin revoltën e tyre dhe pakënaqësinë ndaj, siç thonë, procedurave joefikase dhe diskutabile dhe vendimeve të padrejta gjyqësore të sjella me porposi nga të fortit e pushtetit. Protesta do të organizohet nga Shoqata e të mashtruarve në aferën ''FI-KOM''./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































