LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe një i plagosur, pas të shtënave me armë para një spitali në Paris

Një i vdekur dhe një i plagosur, pas të shtënave me armë para një spitali në Paris

Dy njerëz u qëlluan me armë përpara një spitali në Paris të hënën, ka thënë një burim për Reuters, përcjell Telegrafi.

Burimi në fjalë ka thënë se një person kishte vdekur, një tjetër ishte plagosur dhe po trajtohej në spitalin para të cilit ishte qëlluar.


Sulmuesi iku me një motor, tha burimi, duke shtuar se asgjë nuk dihej për motivin e sulmit.

Ndërkohë mediat raportojnë se sulmuesi kishte një armë të fshehur pas shpinës dhe iku me një motor.

Një nga viktimat është një roje sigurie dhe “personi që ka qëlluar është në arrati”.

Televizioni BFM raportoi se personi i vrarë është një burrë dhe personi i plagosur është një grua që po punonte si agjente e sigurisë për spitalin.

Spitali, në lagjen e 16-të, është gjithashtu një qendër vaksinimi COVID-19. /Telegrafi/