Të shtëna me armë në Lezhë, vriten dy persona - viktimat burrë e grua

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.
Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.
Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, automjeti është qëlluar disa herë.
Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































